Projekti ‘Ehlull-llah’ për të mbështetur mësimin e Kur’anit. Nëpërmjet këtij projekti mësohet Libri i Allahut të Plotfuqishëm dhe diplomohen hafizët e Kur’anit Fisnik.
I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Allahu ka njerëz të Vetë në mesin e njerëzve! Thanë: Kush janë ata, o i Dërguari i Allahut? Ai tha: Njerëzit e Kur’anit janë njerëzit e Allahut dhe të zgjedhurit e Tij.” Autentifikuar nga Shejh Albani.
Ky është një projekt i madh, dobitë e të cilit të shumëfishohen me lejen e Allahut. Duke sponsorizuar nxënësit e Kur’anit Fisnik, ti do të jeshë ndër njerëzit e mirë për të cilët pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur’anin dhe ua mëson atë të tjerëve.” Ai që e mëson kur’anin përmendësh, pastaj do t’ua mësojë të tjerëve, dhe e gjithë kjo do të jetë në peshoren e veprave tua të mira, o vëlla i nderuar, dhe oj motër e nderuar. Allahu na shpërbleftë neve dhe juve dhe na e peshoftë në peshoren e veprave të mira të gjithëve.”